Republika e Maqedonisë së Veriut po mban sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Që prej orës 7 të mëngjesit qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Janë më shumë se 1.8 milionë shtetas të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote të cilët do të zgjedhin mes 7 emrave në garë për president.

Në këto zgjedhje partitë shqiptare në RMV garojnë me dy kandidatë.

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, aktualisht ministër i punëve të jashtme dhe Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN, njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në garë janë gjithashtu presidenti aktual Stevo Pendarovski i cili është propozuar nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, që udhëhiqet nga LSDM.

Në krahun opozitar, është Gordana Davkova që mbështetet nga VMRO DPMNE.

Në garë janë edhe tre emra të tjerë, por që nuk gëzojnë mbështetje të fortë politike

Dy kandidatët që do të marrin më shumë vota do të shkojnë përball njëri tjetrit në raundin e dytë që mbahet në 8 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet e para priten të publikohen fillimisht nga shtabet e kandidatëve e më pas rreth mesnatës  nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *