Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë pranon për herë të parë që situata në vend është kritike, kjo për shkak të dyfishimit të numrit të rasteve të të infektuarve javët e fundit.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore. Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 901 raste në krahasim me rajonin që është 1454 banorë për 100 mijë banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5.” 

 

Por pavarësisht rëndimit të situatës autoritetet shëndetësore sigurojnë se situata është larg të qenit në kolaps. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë spitali Covid 4 është gati ndërkohë që pjesë e  luftës me COVID do të jenë edhe spitalet rajonale, nëse do jetë e nevojshme. Nga ana tjetër 300 mijë teste të shpejta pritet të vijnë për mundësuar në pak minuta rezultatin e tamponit.

 

“Eshtë bërë porosia për 300 mijë teste të shpejta antigen. 200 mijë teste do të vijnë në javët në vijim. Një nga arsyet që Shqipëria ka një pozitivitet të lartë është për shkak të strategjisë të testimit. Ne bëjmë një testim të shënjestruar për ata persona që shfaqin simptoma si dhe kontaktet e tyre. Testimi është një proces që të konfirmon ty nëse je pozitiv ose jo, por duhet izolimi i menjëhershëm. Pavarësisht se çfarë po shohim sot, testimet që kanë bërë vendet e tjera nuk kemi parë një shembull ku testimet kanë shpëtuar vendin nga vala e dytë. Franca që ka bërë një numër të lartë testimesh, ka hyrë në një izolim të dytë. 95 % e të shtruarve në spitale janë me COVID, pra testimet nuk shpëtojnë njerëzit nga COVID.”

Nga ana tjetër mjeku infeksionist Tritan Kalo apelon përkujdes ndaj medikamenteve që përdorin të sëmurët në shtëpi. Ai apelon që të evitohet përdorimi i antibiotikeve.

 

TRITAN KALO

MJEK INFEKSIONIST

Përdorimi i shumtë i antibiotikeve ose antibakterialeve mund shkaktoje edhe probleme anësore. Kujdes kur i merrni pasi ka edhe viroza të tjera në qarkullim 75 deri 150 viruse të tjera te ngjashme me Sars por nuk e kanë të nevojshme  përdorimin e  tyre, recetat që qarkullojnë nga njëri pacient tek tjetri, problem madhor.

 

Pavarësisht jetëve të humbura në radhët e mësuesve, dhe numrit të lartë të të infektuarve Komiteti i Eksperteve nuk i konsideron shkollat vatra të nxehta.

 

EUGENA TOMINI

KOMITETI TEKNIK I EKPERTEVE

“Në Shqipëri nuk kemi vatra masive në struktura arsimore. Kryesisht rreth 80 % e vatrave aktive janë familjare dhe ndërkohë 20 % e tyre janë në struktura të tjera. Kemi evidentuar klastera në disa shkolla në nivel kombëtar që pas hetimit epidemiologjik, mësuesit e infektuar janë zëvendësuar menjëherë. Nuk kemi asnjë mungesë në strukturat arsimore.”

 

Ministria e Shëndetësisë apelon që të infektuarit dhe ata që janë në pritje të përgjigjes së tamponit të qëndrojnë në izolim pasi rrezikojnë përhapjen masive të infeksionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *