Një makinë që po lëvizte nga Erseka në drejtim të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Në makinë ndodhej shoferi së bashku me djalin e tij dhe një të afërm, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në majë të Qafës së Qarrit.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik.

Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikese për të izoluar flakët.

Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *