Një shqiptar ka humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident në Itali.

 

Sipas mediave italiane aksidenti ka ndodhur këtë të dielë në zonën mes Tuscania-s dhe Montalto-s. Makina tip Golf me pesë shqiptarët, është përplasur me një pemë.

 

Sipas autoriteteve, akoma nuk dihen identiteti i viktimës i cili ka ndërruar jetë pak çaste pas përplasjes, dhe i katër shqiptarëve të tjerë, që kanë ngelur të plagosur rëndë.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia e madhe, pasi dyshohet se makina po bënte garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *