Një automjet i autopatrullës “Shqiponja”, doli nga rruga në Lezhë gjatë ndjekjës një makine.

Ngjarja ndodhi në rrugor dytësore Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten.

Punonjësi i policisë Inspektor K.N, u vu në ndjekje të një makine ku dyshohej se personi që e drejtonte mbante edhe një armë.

Si drejtues i mjetit  me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku,  banues në fshatin Spiten I cili ende nuk është kapur.

Ndërkohë punonjësi i policisë për fat të mirë ka pësuar dëmtime të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *