E shtunë, 24 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Majko: Opozita ta harrojë vettingun në politikë, të merremi me studentët

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka ftuar opozitën që ta harrojë vetingun në politikë dhe të ulet të diskutojë për kërkesat e studentëve.

 

Reklamë

Nga foltorja e Kuvendit, Majko teksa e cilësoi si qesharak propozimin e PD për vettingun në politikë, I këshilloi demokratët që të flasin me gjuhën e studentëve pasi e ka harruar atë prej kohësh.

 

Reklamë

Siaps Majkos, PD ka krijuar një opozitë e cila e vlerëson akoma politikën si mekanizëm administrative.

 

“Ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre. Ata nuk janë kundërshtarët tanë, ata janë shpëtimi ynë. Mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po e reflekton. Për arsye ironike PD që u krijua nga studentët sot nuk flet dot gjuhën e tyre. Sot PD duhet të menaxhonte masën e njerëzve të pakënaqur dhe duhet të diskutonte fitoren e zgjedhjeve të tejkaluar nga protesta dhe mungesa të tjera, PD krijon një opozitë, e cila vlerëson akoma politikën si mekanizëm administrativ. Vetingu i propozuar është qesharak. Politikani i cili kalon vetingun konsiderohet i pastër. Në çdo libër të së drejtës pafajësia e cdo individi të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar jepet vetëm nga gjykata dhe askush tjetër”

Vazhdo të lexosh

Reklamë