Mafia shqiptare në Londër është cilësuar si një ndër më të pamëshirshmet dhe më të dhunshmet, ndër të gjitha grupet mafioze që jetojnë dhe operojnë në këtë vend. Sipas mediave britanike, ata fillimisht merreshin me tregtimin e paligjshëm të armëve dhe me prostitucion.

 

Por në raportin vjetor të publikuar në qershor nga Agjencia Kombëtare e Krimit, mafia shqiptare mban vendin e parë për tregtimin e drogës, dhe sidomos kokainës së cilësisë së lartë.

 

Kjo lidhet edhe me rritjen e sasisë së drogës në Shqipëri dy vitet e fundit.

 

Më 7 gusht të vitit 2017, Klodjan Çopja, shefi i një rrjeti furnizues shqiptar të kokainës ne qendër të Londrës, u arrestua së bashku me 41 bashkëpunëtorë të tjerë. Ata arritën të fusin një sasi të konsiderueshme droge në Britaninë e Madhe dhe më pas e shpërndanë në të gjithë vendin. Autoritetet e kapën me një sasi te madhe kokaine. Në tre operacione kundër drogës të zhvilluara mes viteve 2014 dhe 2016, shefi i krimit vazhdoi importin në Britani, derisa më pas u ekstradua në Greqi në muajin mars.

 

Edhe në prill, pesë anëtarë të një bande që shpërndan kokainë, e dominuar nga shqiptarët, u dënuan me më shumë se 100 vjet heqje lirie.

 

Por, si kanë arritur shqiptarët të bëhen kokat e bandave dhe krimit të organizuar?

 

Rrjeti informative “Vice”, shkruan se heroina ka qenë lloji i drogës që kontrabandohej më së shumti nga kriminelët e Ballkanit.

 

Por shqiptarët zbuluan se fitimet më të mëdha vinin nga kokaina dhe Britania është tregu më i sigurt për shitjen e lëndës narkotike.

 

Bandat shqiptare erdhën duke u zgjeruar që pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990.

 

Ironikisht, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës, është i dënuar me dhjetë vite burg për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore.

 

Në korrik të vitit 2017, autoritetet ngritën edhe një hetim në një klub striptizmi në Birmingham ne lidhje me grupet e organizuara kriminale nga Shqipëria, pasi dyshohet se klientëve të tyre i janë vjedhur mijëra paund nga kartat e kreditit.

 

Vitin e kaluar, 20 gangsterë shqiptarë të pajisur me pasaporta fallso greke dhe italiane, u kapën në flagrancë duke shitur kokainë të cilësisë së lartë brenda një klubi në Manchester.

 

Zgjerimi i grupeve kriminale të përbërë nga shqiptarët në Britani ka reflektuar rritjen e popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe gjatë dekadës së fundit.

 

Bandat e krimit janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shqiptarët gjithashtu përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *