E shtunë, 24 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lunaçek: Mos ndërprisni dialogun

Pas thirrjes se BE per te mos hequr dore nga dialogu me Serbinë, nje apel per Kosovën erdhi edhe nga raportuesja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek. Përmes nje komenti ne rrjetet sociale ajo i beri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut. Njëherazi raporterja kërkoi nga Beogradi, që të tërheqë urdhër-arrestin e lëshuar ne vitin 2004 ndaj ish-kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Reklamë

Apeli i Lunaçek erdhi pasi parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën ku kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Haradinajt, i cili ndodhet ne France ne liri me kusht. Pavarësisht kërkesës se Brukselit per te vijuar dialogun per normalizimin e raporteve mes Prishtines dhe Beogradit, ministrja per dialog ne qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bere te qarte se qeveria do ta respektoje rezolutën.

 

Reklamë

Ajo tha se qe nga nisja e dialogut ne vitin 2011 jane respektuar te gjitha rezolutat e kuvendit, pa permendur pasojat qe mund te kete per Kosovën me pezullimin e dialogut.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë