Shefja e organit qendror te hetimit Arta Marku premtoi mbështetje maksimale per prokuroret qe hetojnë dosjet e mëdha te korrupsionit. Gjate analizës se punës ne Prokurorinë e Korçës, Marku tha se kërkohet bashkëpunim me policinë gjyqësore dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Prokurorja e përgjithshme u ndal edhe tek lufta kundër kanabisit. Marku apeloi qe prokuroria të mos merret vetëm me goditjen e shpërndarësve, por të identifikojë grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike dhe trafikimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *