Subscribe

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit në fundjavë ka nisur të japë efektet para në ekonomi. Sinjalet kanë nisur në bursa, konkretisht me një rritje të çmimit të naftës, ndërsa frika për zgjatje të këtij konflikti pritet të shoqërohet edhe më rritje të mëtejshme të çmimeve energjetike.

 

Për ekspertin e ekonomisë Ardian Civici, sado larg të jetë vatra e luftës, efektet në çoroditjen e tregjeve janë të pashmangshme.

 

Kjo është një luftë që nuk e dimë si dhe sa do të përhapet,  a do implikohen vende të tjera, por që tani kanë nisur sinjalet e para për efektet ekonomike, të cilat janë të ngjashme me ato të luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për çmimin e naftës, gazit dhe energjisë pasi ata janë një rajon eksportues. Duke qenë që Shqipëria është  e ndjeshme ndaj çmimeve të këtyre produkteve, pasi jemi vend importues, ato do të reflektohen edhe në tregun vendas. Me rritjen çmimeve do të kemi dhe rritjet të kostove, – sqaroi Civici.

 

Të dhënat në bursa tregojnë që fillimi kësaj javë çmimi i naftës u rrit nga 82 dollarë për fuçi në 86$. Ndryshime të tillë janë reflektim i një pasigurie për ditët në vijim, më shumë se sa rritje reale e çmimeve

 

Zgjatja e konfliktit dhe përfshirja e vende të tjera shoqërohem më pas me sanksione, me bllokim eksportesh, më çmime të rritura. Nga një konflikt i armatosur kthehet në konflikt gjeopolitik me efektet në ekonominë botërore, ku padyshim dhe Shqipëria do të ketë efektet e veta, – tha Civici.

 

Edhe kur nisi lufta Rusi-Ukrainë, impakti i parë në bursa ishte rritje e çmimeve të produkteve energjetike.

 

Me bllokimin eksporteve nga Ukraina, rritja çmimeve u shtri edhe në produktet ushqimore, duke sjellë një situatë inflacioniste në çdo vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *