E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta me Azerbajxhanin/ Armenia akuzon Turqinë për rrëzimin e avionit ushtarak

Armenia pretendon se Turqia rrëzoi një nga avionët e saj ushtarak. Ministria e Jashtme e Armenisë tha se piloti i SU-25 vdiq, pasi u godit nga F-16 turk në hapësirën ajrore armene. Turqia ka mohuar çdo përfshirje në incident.

Drejtori i komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun tha: “Në vend që të bëjë hile dhe propaganda, Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj.”

Reklamë

Ndërkohë, Hikmet Hajiyev, Ndihmësi i Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, dënoi akuzat.

Ai shkroi në Twitter: “Pretendimi i Armenisë se SU-25 u godit nga F-16 është plotësisht i rremë. Një tjetër propogandë nga Armenia.”

Reklamë

Rreth 100 viktima dhe qindra të plagosur numërohen në luftimet midis forcave armene dhe azerbajxhanase për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Përshkallëzimi i konfliktit që nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada, rrezikon të përfshijë në përplasje edhe Rusinë dhe Iranin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë