Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai është shumë pranë sigurimit të një marrëveshjeje për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

 

“Tani jemi shumë afër,” u tha Biden gazetarëve këtë të martë.

Më herët, një zyrtar amerikan tha se Hamasi dhe Izraeli ishin afër arritjes së një marrëveshjeje që do të përfshinte lirimin e 50 pengjeve, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë dhe një ndërprerje të armiqësive për katër ose pesë ditë.

 

“Ka një marrëveshje paraprake, por ende nuk është përfundimtare, shtoi zyrtari.”Ne besojmë se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje,” theksoi ai.

 

Po ashtu, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për progres në negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *