Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka zhvilluar këtë të enjte një takim me strukturat në njësinë numër 1 në Tiranë.

Duke theksuar nevojën e një vendimmarrje politike në interes të qytetarëve, Xhixho shprehet se vetëm duke qenë pjesë e politikës, mund të ndryshohet ajo.

“Në njësinë bashkiake nr.1 Shkozë vazhdon çdo ditë procesi i organizimit të zgjedhjeve brenda strukturave të LSI dhe hapja e saj ndaj qytetarëve. Vetëm duke qenë pjesë e politikës mund ta ndryshojmë atë, duke sjellë dije, humanizëm dhe integritet, që vendimarrja politike të jetë në interes të qytetarëve dhe Shqipërisë. Së bashku me energji pozitive dhe bindje për një ndryshim që do vijë nëpërmjet fuqisë së votës më 25 Prill”, shkruan Xhixho në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *