E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI rendit shkeljet e 25 prillit: Zgjedhjet të ribëhen nga e para

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj ka paraqitur në KAZ dy kërkesat e tyre për zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

 

Sipas tij, në këtë qark janë konstatuar shkelje të rënda, e për këtë arsye kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve. Duke renditur problemet që janë hasur në zgjedhjet e 25 prillit, avokati argumenton pse kërkojnë rivotim dhe rivlerësim të votave.

 

“Kemi kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve, rinumërimin e votave. Fletët e votimit të votuesve janë gjetur jashtë materialeve zgjedhore. Në QV 33-18 ka pasur fletë votimi tepër. Këtu mungonte dhe pajisja PEI. Në regjistrimin e votuesve janë vënë re shtesa emrash me shkrim dore. Numri i votuesve nuk përputhej me atë të fletëve të votimit. Në QV35/66 numri i votave të kandidatëve janë me zero, nuk janë numëruar. Kemi kërkuar që kamerat të ishin dhe me audio”, tha Kaziaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë