LSI i ka kërkuar qeverisë që të marrë përgjegjshmëri për detyrat e shtëpisë me qëllim integrimin e vendit në BE.

 

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Klajda Gjosha deklaroi se asnjë alibi e qeverisë nuk e zhbën dot faktin që Shqipëria është një vend me probleme të mëdha në respektimin e parimeve demokratike.

 

“Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi. Asnjë alibi apo situatë e krijuar për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave, nuk zhbën dot faktin se Shqipëria është një vend me probleme të mëdha të njohjes dhe respektit ndaj parimeve demokratike, të mungesës së thellë të maturisë politike, mungesës së pjekurisë për vetëzgjidhur krizat, për të respektuar institucionet dhe mungesës së vullnetit për të realizuar zgjedhje me standarde nëpërmjet një sistemi të drejtë që i jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin.”

 

Sipas Gjoishës, Shqipërisë edhe nëse I ofrohet një “PO” me kushte situate do të vijojë të jetë po e njëjta.

 

“Nëse Shqipërisë do t”i ofrohet një “Po” me kushte për negociatat, kjo do të thotë se ne jemi sërish aty ku kemi qenë që nga viti 2016. Uroj të mos shohim sërish dekorata dhe delir për të mashtruar shqiptarët. Qytetarët tanë meritojnë një “Po” pa kushte jo vetëm për shpirtin europian, por sepse është garancia e tyre e vetme që kushdo të jetë në pushtet për t”i drejtuar ata do duhet të qeverisë brenda një kornize strikte ligjore.”

 

Gjosha i bëri thirrje BE që të jap sinjalin jeshil për qytetarët shqiptarë me qëllim që sipas saj, atyre t’u kthehet shpresa për të jetuar në Shqipëri.

 

“I bëj thirrje të japin sinjalin jeshil që shqiptarëve t”i rikthehet shpresa për të jetuar në vendin e tyre me më shumë mundësi investimi dhe punësimi.Kapitujt janë e vetmja mënyrë për të kontrolluar politikën shqiptare që të mos marrë vendime në kurriz të qytetarëve. Kapitujt janë i vetmi mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin dhe kulturën qeverisëse që e mundon Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *