Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi që emrat e rrugëve të kalojnë një filtër. Në një takim të organizuar këtë të mërkurë me prefektët dhe kryetarët e bashkive, Lleshaj deklaroi se duhet të marrë fund koha edhe emri i një të dënuari bëhej pjesë e sistemit të adresave.

 

“Duhet bërë një lloj filtrimi, ‘Vettingu’ të listave të emrave të rrugëve, të cilat jo në pak raste kanë çuar në vendosje emrash personash të cilët, nuk duhet ta kenë emrin aty. Nuk mundet që emri i një personi të dënuar për një vepër penale të jetë në sistemin e adresave pasi ajo adresë, emërtimi i rrugës bëhet pjesë e identitetit tonë, në dëftesën e shkollës, në lejen e qarkullimit, në kontratën e shitjes, CV, etj..”

 

Po ashtu, ai ngarkoi me detyrë zyrtarët lokalë që të bëjnë adresimin, për të vendosur emrat e të gjithë rrugëve shesheve, parqeve të zonës që kanë nën juridiksion. Sandër Lleshaj theksoi se së shpejti në qeverisë do t’i dërgohet edhe një udhëzim ku do të përcaktohen afatet dhe detajet përkatëse për këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *