Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka falenderuar Gjermannë për 7 automjetet e dhuruara për policinë shqiptare.

 

Lleshaj e cilësoi një ndihmë të domosdoshme që do të vazhdojë do të vazhdojë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

“Kemi qenë dëshmitarë të disa paketave që kemi marrë ndihmë në të shkuarën, për policinë kufitare dhe për RENEA-n, ndërsa ndihma e sotme nuk përfshin vetëm automjete, por edhe trajnime dhe shërbime, që janë një pjesë e domosdoshme. Jam i informuar se përpjekja do të vazhdojë për ta thelluar këtë bashkëpunim dhe jam i bindur se ndonjë kontigjent tjetër t’i bashkohet kësaj pakete. Mercedes janë automjetet e reja dhe është mirë sepse ngjitemi në nivelin më të lartë.”

 

Ministri deklaroi se një pjesë e aseteve të konfiskuara nga OFL do të vihen në dispozicion të Policisë së Shtetit.

 

“Ne jemi tashmë si Polici e shtetit dhe si qeveri të përfshirë në një angazhim të madh për të thelluar luftën kundër krimit të organizuar, ishit dëshmitarë për ligjet e miratuar në Kuvend, ligji special dhe ligji për asetet e sekuestruara. Këto ligje do të thellojnë luftën kundër krimit të organizuar, dhe qeveria është e motivuar të rrisi mbështetjen e saj, dhe paketa e re e miratuar dje, do ti vere në dispozicion policisë së shtetit disa nga asetet e sekuestruara.”|

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *