Subscribe

Ministria e Brendshme bëri publike listën paraprake të personave që do të votojnë më 30 Qershor të 2019.

 

Duke iu referuar të dhënave paraprake nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë mbi 3 milionë e 549 mijë persona.

 

Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”.

 

Po ashtu, listës i janë hequr edhe 1.309 emra të njerëzve mbi 100 vjeç.

 

Sipas ministrisë, pritet që numri i votuesve të rritet, pasi listës përfundimtare do tu shtohen edhe emrat e atyre që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve.

 

Ndërkohë që nesër është afati i fundit që zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, në vendet ku banojnë.

 

Ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive ose njësive administrative.

 

Nga data 5 dhjetor 2018 do të nisë edhe verifikimi në çdo zyrë të Gjendjes Civile nëse është përmbushur detyrimi për publikimin e listave të para të zgjedhësve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *