Subscribe

Nga kontrollet e deritanishme te kandidatëve për deputetë që koalicionet apo partitë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e Prillit, emrat e 28 prej tyre janë çuar për verifikimi të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme. Nga forcat kryesore politike, numrin më të lartë e ka Lëvizja Socialiste për Integrim, me gjashtë, Partia Demokratike me katër dhe ajo socialiste me tre.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KRYEKOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

“Një pjesë e madhe prej këtyre kanë shënime të tilla në formularin e dekriminalizimit si kam jetuar jashtë shtetit apo kam vepra të lehta penale. Fakti që është nisur një hetim i thelluar, nuk do të thotë që ata detyrimisht janë të padenjë.”

 

Mes emrave që organi qendror i akuzës do të kalojë në sitë është edhe kryetari i Social-Demokratëve, Tom Doshi. Pas tre mandateve deputetë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pohoi se ekzistojnë indicie që KQZ vendosi të ndërmarrë një verifikim më të detajuar.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KRYEKOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

“Përmes të dhënave publkike, ka informacione që nxisin KQZ t’i kërkojë organit të Prokurorisë informacione të tjera, edhe në formularin e tij. Aty ka të dhëna që shërbejnë si indicia për KQZ.”

Përballë apeleve të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për moslejimin e kandidimit të Tom Doshit me pretendimin se ka ushtruar korrupsion masiv, Ilirjan Celibashi, nuk ndihet në presion.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KRYEKOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

“Në asnjë rresht të deklarimeve të ambasadores nuk kam lexuar urdhërimin e saj për të marrë një vendim të caktuar nga ana e KQZ.”

 

Kur partitë politike janë hedhur në fushatë në kërkim të votave, zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se vota e diasporës nuk do të realizohet. Përgjegjësi:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KRYEKOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

“A ishte realiste që KQZ në më pak se 6 mauj të përgatiste të gjithë kuadrin ligjor? Nëse dikush thotë po, atëherë e kemi ne përgjegjësinë.”

 

Deri më 31 Mars, kur kolegji zgjedhor të shprehet me vendim të formës së prerë, për listën e kandidatëve për deputetë me 222 apo me 153, të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike -Aleanca për Ndryshim, KQZ nuk do të ketë një vendimarrje për fletën e votimit. Dakordësi mes partive politike do të kërkohet edhe për identifikimin e kandidatëve me emra si kërkojnë demokratët apo me numra siç duan socialistët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *