Pas lirimit të Suel Çelës nga Gjykata e Elbasanit ka reaguar Partia Demokratike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD akuzon qeverinë se ka ndikuar në lirimin e Çelës.

 

Sipas selisë blu, qeveria u dha sot mesazhin qytetarëve se kushdo që ble vota është I paprekshëm.

 

“Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin. Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!  Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi. Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.”

 

Partia Demokratike thekson me tej se vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, për zgjedhje të lira, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *