E hënë, 21 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ligji i TVSH në turizëm, i pazbatueshëm

Ligji i TVSH-se i miratuar me shume buje nga qeveria, i cili favorizon njësite akomoduese duke aplikuar ndaj tyre nje Tatim te Vlerës se Shtuar ne masën 6 %,   rrezikon te mos gjej zbatim gjate këtij sezoni turistik.

 

Ndonëse ky ligj ka hyre ne fuqi ne datën 6 qershor, aktet nënligjore qe e bëjnë ate te zbatueshëm ende nuk jane miratuar ne qeveri.

 

Reklamë

Ministria e Financave thotë se e ka gati projektvendimin dhe ja ka dërguar ate grupeve te interesit per mendim.

 

Por për ekspertet fiskal, ky projektvendim shoqërohet me pikëpyetje ne zbatimin e tij. Ne te është parashikuar  se do te aplikohet nje TVSH prej 6 % edhe ne rastet kur ne çmimin e akomodimit do te përfshihet edhe vakti i mëngjesit.

 

Por sipas eksperteve ky parashikim vështire se do te monitorohet ne terren, aq me tepër ne zonat turistike kur çmimi i akomodimit ofrohet edhe me shërbimin e ushqimit.

 

Nga ana tjetër, projektvendimi parashikon qe çdo subjekt qe ofron shërbimin hoteleri si dhe shërbime te tjera duhet te regjistrohet me vete, duke i ndare aktivitetet. Bizneset e fushës e kane kundërshtuar kete pike, me argumentin se ajo shoqërohet me kosto shtese.

 

Por qe ky projektvendim te gjeje zbatim ai duhet te miratohet ne qeveri. kjo e fundit zyrtarisht nuk ka kryer asnjë mbledhje qe nga dita kur pjese e kabinetit u bene 6 ministrat teknik.

Më shumë video

Reklamë