Subscribe

Te enjten Komisioni i Ligjeve do te mblidhet per te konstatuar mbarimin e mandatit te prokurorit te përgjithshëm Adriatik Llalla.

 

Rendi i ditës iu është shpërndare tashme anëtarëve dhe parashikohet qe gjate mbledhjes te shqyrtohet memoja  e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, dhe te miratohet projektvendimit “Për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm”.

 

Memoja e hartuar nga drejtoria e monitorimit te institucioneve te pavarura sqaron procedurën qe duhet ndjekur pa specifikuar nëse prokurori i ri zgjidhet me 71 vota apo me 84 vota.

 

Ky akt shënon edhe mbarimin e mandatit te Adriatik Llallës dhe fillimin e procesit per zgjedhjen e pasardhësit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *