Martesa e shumë çifteve përfundon në divorc. E juaja mund të jetë njëra prej tyre por dilema qendron ne faktin se si do t’ua thoni lajmin fëmijëve? Si do ta prese ai? Çfarë pritet të ndodhë?

 

Nëse keni më shumë se një fëmijë u flisni të gjithëve së bashku. Kjo do t’u falë atyre ndjenjën e solidaritetit.

 

Flisni me fëmijën. Kërkoji nëse ka pyetje për të bërë. Përgjigju pyetjeve që do të të bëjë për jetën e përditshme: do të kërkojë të dijë nëse do të transferohet me shtëpi, nëse do të vazhdojë kurset që ka nisur si sporti, apo muzika, kush do t’a shoqërojë për në shkollë ….

 

Jepja ti lajmin e divorcit. Nuk i takon as fqinjëve dhe as ndonjë tjetri për t’i dhënë lajmin tronditës. Marrëdhënia martesore është këputur. “Ne nuk duhemi më si burrë dhe grua, por lidhja prindër­fëmijë është e do të mbetet prezente.

 

Thuaji qartë “ti je gjithmonë në zemrën time dhe në zemrën e babait tënd”. Qartësisht thuaji se vendimi mes teje dhe babait të tij është absolutisht i pakthyeshëm.

 

Është një situatë e vështirë për tu jetuar, por ai mund të mbështetet tek ti në ç’do moment për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e tij.

 

Si t’a ndihmojmë që të djehet i sigurt dhe i mbrojtur

 

Edhe nëse situata është komplekse (divorc, martesë e dytë…) hiqni dorë nga gënjeshtrat dhe sekretet. Para të gjithave duhet kuptuar se në ditët e sotme në përbërjen familjare nuk ekzistojnë më norma dhe rregulla fikse, shkruan Telegrafi.

 

Fëmija yt duhet të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Kujtoji se edhe nëse ka një figurë tjetër mashkullore, ose femërore (njerku, njerka) në jetën e tij, vendi që ai zë në zemrën e nënës, apo babait është gjithmonë special dhe i pazëvendësueshëm.

 

Mos i ngatërro gjërat, njerku nuk mund të jetë kurrë babai, ose njerka nuk mund të jetë mamaja. Ai duhet të kuptojë se kush është vendi i tij në strukturën familjare.

 

Evito situatat me dy kuptime. Je e zemëruar me mamanë tënde, nuk ke dëshirë të takohesh me motrën për një arsye të caktuar…bëje të kuptojë se ata njerëz janë pjesë e familjes edhe pse nuk ndani të njëjtat këndvështrime për jetën, a probleme të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *