Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

 

35 vjeçari i arrestuar është me inicialet A. Xh., banues në Fier.

 

Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e qytetarëve se 35 vjeçari po lëvizte me armë zjarri me vete, policia ka organizuar punën dhe e ka arrestuar atë në bulevardin “Ismail Qemali”.

 

Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri dhe 4 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *