Subscribe

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet t’i japë zgjidhje problemit të trojeve të ndara nga bashkitë për banim. Fjala është për mijëra sipërfaqe të dhëna nga pushteti vendor pas vitit 1991, një proces ky që ka zgjatur për disa dite, edhe në shkelje të ligjit. Për pasojë, asnjë prej trojeve apo objekteve mbi to, nuk ka patur mundësi të regjistrohet në hipotekë.

 

Sot në të gjithë vendin janë 12-13 mijë banesa dhe troje në këtë situatë absurde ku rekordin e mban Saranda me 3500 troje të dhënë në këtë mënyrë. Të tilla ka me shumicë edhe në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Berat, Fier e Lezhe.

 

Për Lamen edhe këtij ngërçi qeveria i ka dhënë zgjidhje me një vendim të miratuar në mbledhjen e radhës.

 

I ftojmë qytetarët të plotësojnë dokumentacionin dhe të përfshijë dhe avokatë në këto procese në mënyrë që ti bëjnë të mundur dokumentacionin e nevojshëm.

 

Të gjithë ata që kanë probleme të kësaj natyre duhet ti drejtohen zyrave të kadastrës për të marrë informacionin e detajuar e më pas të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar për t’u legalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *