Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka folur pas largimit të deputetëve demokratë nga mbledhja.

Aliebeaj theksoi se propozimi që kishte sjellë Naço ishte që kërkesa për të thirrur dëshmitarë apo prova, duhet t’i nënshtrohej votimit, pra t’i nënshtrohej shumicës socialiste.

Sipas tij, kjo strategji kuptohet, sepse duke bërë të mundur që kjo të votohej në kuvend, do të rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë. Ai thekson se largimi i socialistëve ishte pjesë e kësaj strategjie.

“U mblodhëm sot sipas vendimit. Deri në nenin 17 u miratuan të gjitha dispozitat. Befasisht u çuan dhe u larguan të gjithë anëtarët e mazhorancës duke bërë që mbledhja e Komisionit të mos arrihej të zhvillohej më tej.
Kjo është një cështje që ka pasur gjithmonë debat por është një cështje që është zgjidhur që prej 10 viteve më parë. Kjo konsiston në të drejtën e cdo anëtari për të thirrur dëshmitarin dhe për të paraqitur prova. Kjo është një e drejtë e Komisionit Hetimor, dhe e pakufizuar për të hetuar sipas ligjit. Propozimi që kishte sjellë zoti Naço ishte që kërkesa për të thirrur dëshmitarë apo prova, duhet t’i nënshtrohej votimit, pra t’i nënshtrohej shumicës socialiste. Kjo strategji kuptohet, sepse duke bërë të mundur që kjo të votohej në kuvend, do të rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë. Largimi ishte pjesë e kësaj strategjie.
Më pas kaluam në rendin e ditës për përcaktimin e sekretarit që u kërkua nga ana e tyre por meqë u larguan nuk mundëm të arrinim dicka aty. Komisioni ka të gjithë bazën administrative për të funkionuar plotësisht prandaj për këtë arsye në datën 27 tetor në orën 11:00 do të jetë mbledhja e rradhës për të kërkuar provat dhe thirrjen e dëshmitarëve, me funskion të vënies në dispozicion të të gjithë materialit hetimor”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *