E premte, 23 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Lamtumirë Liam Payne! One Direction ribashkohen pas 9 vitesh në funeralin e tij

Liam Payne u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në një ceremoni private mortore.

E dashura e tij, Kate Cassidy, i dha lamtumirën partnerit të saj të ndjerë.

Reklamë

Cassidy iu bashkua miqve të ngushtë dhe familjarëve të ish-anëtarit të grupit One Direction. 25 vjeçarja kishte veshur një golf të zi, pantallona të zeza dhe një pallto të zezë.

Cassidy u pa duke hyrë në ceremoni e shoqëruar nga Damian Hurley, djali i aktores Elizabeth Hurley.

Reklamë

Pak më vonë, ish-anëtarët e grupit One Direction – Harry Styles, Niall Horan, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson – mbërritën për të bërë homazhet e tyre.

Kjo ishte hera e parë që ish-anëtarët e grupit bashkoheshin pas gati nëntë vitesh, për të nderuar kujtimin e Payne, i cili ndërroi jetë një muaj më parë.

Harry Styles ishte i pari që mbërriti, i fotografuar me kokën ulur. Pas tij, Louis Tomlinson dhe më vonë Zayn Malik dhe Niall Horan u panë duke hyrë në ceremoni, secili veçmas.

Liam Payne ndërroi jetë më 16 tetor, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë