Kina raportoi 52 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, thënë ndryshe shifra më e ulët e regjistruar në 3 javët e fundit.

Të gjithë vdekjet në 24 orët e fundit janë regjistruar në Hubei province epiqëndër e sëmundjes.

Po ashtu gjatë ditës së fundit në Kinë janë shënuar 406 raste të reja me persona të infektuar, nga të cilët 401 në Hubei.

Është shumë pozitiv fakti që këto janë shifra shumë të ulëta krahasuar me raportet ditore në muajit të fundit.

Madje tani ka gjithnjë e më shumë provinca në Kinë që raportojnë zero pacientë të rinjë.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 2715, pjesa dërrmuese në Kinë.

Tani ajo që shqetëson më shumë është përhapja e virusit jashtë Kinës. Koreja e Jugut ka pasur 115 raste të reja me persona të infektuar duke e cuar në total shifrën 1261.  Në Europë shifrën më të lartë të infektuarve dhe viktimave e ka Italia deri tani më 11 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *