Mbrëmjen e kësaj të mërkure është bllokuar një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine në portin e Durrësit.

 

Sasia e drogës që ende nuk është bërë e ditur u kap nga policia kufitare në bashkëpunim me agjente të sektorit antidroge në policinë e Durrësit. Heroina dhe Kokaina u zbuluan gjatë kontrollit në një mjet.

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se lënda narkotike do trafikohej drejt Italisë.

 

Burimet paraprake bëjnë të ditur se për ngjarjen janë arrestuar deri tani 3 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *