Motrat Kardashian /Jenner nuk kanë vetëm veshjet transparente. Gjërat tashmë kanë arritur në një tjetër nivel. 20-vjeçarja Kylie Jenner tashmë na tregon edhe çantën më transparente që keni parë ndonjerëherë. Teksa bënte “shopping” në Kanë, ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, është fotografuar e veshur me një fustan të shkurtër me lule, të markës Manning Cartell. E veshur e tëra me firma të shtrenjta edhe ora Rolex që shkëlqente ta merrte gjithë vëmendjen.

 

 

Edhe pse një fustan i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, sërish Kylie kishte vendosur ta kombinonte me një palë atlete të bardha Chanel. E gjithë veshja ishte super e shtrenjtë, por sytë na mbetën tek çanta transparente e markës Jacquemus. Brenda saj Kylie kishte vendosur një buzëkuq, pasqyrë, dhe asgjë tjetër. Epo ajo e dinte që të gjithë do e shikonin çfarë mban ajo në çantë, prandaj ka futur vetëm këto gjëra bazike. Fundja, aq e vogël sa qenka çanta, nuk zë asgjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *