Subscribe

Ky është i riu që u fut në mes qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, duke bërë manovra të rrezikshme.

Arben Mema, 32-vjeç, banues në Kombinat, terrorizoi këtë të diel qytetarët, të cilët po kalonin në shesh në momentin kur ndodhi ngjarja.

Në makinën e tij, u gjendën nga uniformat e policisë disa doza kanabisi.

Ai u neutralizua fillimisht nga një qytetar, i cili përmes veprimit të tij heroik, bëri që kjo ngjarje mos të përfundonte me pasoja tragjike.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, i riu tha se kishte menduar se ishte akt terrorist dhe se për këtë kishte ndërhyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *