Subscribe

Ndërsa Kuvendi voton sot raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra ose jo, nuk ka munguar një reagim nga LSI.

 

Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili ka shkruar me ironi se e do shkarkimin me unanimitet.

 

“Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet. Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat. Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte”, shkruan Vasili.

 

Nëse deputetët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *