Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me shumicë votash Rezolutën në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë.

Dokumenti thekson se “Serbia ka bërë spastrim etnik në Kosovë, duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth 1 milion qytetarë; ka vrarë mbi 12.000 civilë, në mesin e të cilëve mbi 1300 fëmijë; ka kryer më shumë se 400 masakra; ka dhunuar rreth 20.000 gra dhe vajza; si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumentet kulturore, fetare e historike dhe infrastrukturën e Kosovës.

Me anë të kësaj resolute, “Kuvendi i Republikës e Kosovës kërkon që domosdoshmërisht të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë e çështjes së të pagjeturve, të cilët janë zhdukur si rezultat i veprimeve agresore të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”

Para miratimit të rezolutës, dëeputetët theksuan rëndësinë e dokumentit .

Verdikti i ligjvënëse të Kosovës vjen vetëm pak ditë para se presidenti Hashim Thacci të udhëtojë drejt Hagës, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, të hënën më 13 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *