Nuk kanë munguar tonet e ashpra dhe përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

 

Berisha pati polemika me kryetaren e kuvendit  Lindita Nikolla, duke iu drejtuar asaj “Kuvendi nuk eshte dyqani yt”.

 

 

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi.

 

 

Berisha shtoi se Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

 

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare.Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *