Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si akt politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit dhe sagën e përballjes së tij me drejtësinë. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Berisha shprehet se drejtësia është e përqendruar në duart e kryeministrit Rama dhe vendimet e marra ndaj tij janë në shkelje të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Çdo njeri që njeh Kushtetutën, që njeh Parlamentin e ka të qartë se në kushte të respektimit te parimit të ndarjes dhe balancës së pushtetit kjo kurrë nuk mund të imagjinohej. Kjo kurrë nuk mund të pranohej nga një Parlament. Mirëpo ky është një realitet jo imagjinar por real. Kjo ndodhi vetëm e vetëm se sot prokuroret, gjykatësja speciale dhe parlamenti janë thjesht vegla të pushtetit të një njeriu, Edi Ramës që urdhëron parlamentin të pranojë kërkesa të tilla poshtëruese për të dhe të sillet para tyre thjesht si noter apo si zyrë e legalizimit të vendimeve të tyre antikushtetuse dhe madje edhe të vendosë sipas kërkesës së tyre masat që vetë Edi Rama i ka urdhëruar”, tha ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Të njëjtin qëndrim, Berisha ka edhe për heqjen e imunitetit të deputetit, ndërsa shton se bëhet fjalë vetëm për një hakmarrje politike.

“Per të gjitha këto une nuk mora pjesë në mbledhjen e Komisionit të mandateve dhe nuk mund të përligjja mbledhjen e një komisioni të bazuar në një kërkesë të paligjshme, absolutisht poshtrues të puçistëve që për llogari të Edi Ramës i morën pushtetin Palamentit dhe i imponuan atij të legjitimojë aktin e tyre të paprecedent si hakmarrje politike për mbrojtjen që unë me qendrimet e mia i bëra Kushtetutes dhe Parlamentit.

Vendimi i sotëm i komisionit Rama-Brava për të përligjur aktin antikushtetues të mercenarëve të Edi Ramës është një dëshmi tjetër e qartë e kontrollit total të Edi Ramës të çdo pushteti në Shqipëri”, theksoi ai.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të protestojnë krah tij kundër qeverisë.

“Duke përfunduar Partia Demokrtatike ju bën thirrje demokrateve dhe demokratëve, mbarë qytetarëve të vendit të vazhdojmë betejën tonë pa kthim të mosbindjes civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, përfundon ai.

Ish-kryeministri mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se nuk ka shkelur kurrë ligjin./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *