Mbyllet edhe seriali Kutinjo qe tashme është lojtar i Barcelonës, por ka ende edhe pak për t’u zyrtarizuar. Siç ka mësuar Yahoo Sports Fenuei, grup qe zoteron klubin e Liverpulit, ka rene dakord qe Kutonjo te lëvize per 148 milionë paund apo afro 170 milionë euro te Barcelona,  por katalanasve u është kërkuar qe te presin pak deri sa ta bëjnë zyrtare blerjen, pasi Liverpulit i duhet nje zëvendësues. Kjo per shkak se nëse do te behej publike blerja dhe shuma e paguar, atëherë serish çmimet e lojtareve do te pësonin nje rritje stratosferike.

 

Tashme Redsat i kane hedhur sytë te Oksalade Chamberlein qe u duk deri te martën ne mbrëmje, si lojtar i sigurt i Chelsit,  por qe me te gdhire e mërkura mund te marre trenin per ne Mersisajd. Kjo pasi Liverpuli është bere nervoz ne çështjen Lemar. Pasi u refuzua edhe oferta e dyte nga Monako qe përbehej nga 70 milionë dhe Origi, tashme Jurgen Klop i ka hedhur sytë te shtatshkurtri nga Londra. Kjo per shkak se lojtaret janë edhe te grumbulluar me ekipet e tyre kombëtare dhe është shume e vështire qe te lëvizin per te nënshkruar ne kohen e duhur, pasi te kenë kryer vizitat mjekësore.

 

Arsenali kërcënohet nga shitja e te paktën tre lojtareve kryesore ne ketë mënyre përveç Chamberlein, është edhe çështja Mustafi qe kërkon te largohet, por edhe Aleksis Sanchez. Oferta me e fundit e Manchester Sitit parasheh 50 milionë dhe Raheem Sterling ne këmbim te kilianit, por Venger duket se do te luaje poker dhe pret qe sheikët te rrisin edhe me shume shumen e ofruar përveç lojtarit.

 

Ndërkohe nje tjetër çështje duket se ka nisur te shqetësoje Chelsin, duke pare përforcimet jo te vogla te rivaleve dhe nisjen jo te mire te sezonit. Blute e Londrës jane hedhur ne sulm per te marre ne Stanford Brixh Fernando Llorenten e Swanset lojtari qe shënoi me shume me koke sezonin e shkuar dhe qe shpëtoi skuadrën nga rënia ne ligen inferiore, por jo vetëm kaq.

 

Drinkwater i Lesterit dhe Ross Barklei i Evertonit megjithëse i dëmtuar, janë objektivat e Antonio Kontes per te përforcuar mesfushën. Megjithatë mbeten edhe pak me shume se 24 ore kohe deri ne 31 gusht ne mbyllje te merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *