Një vit pas shembjes së teatrit kombëtar, presidenti i republikës dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit janë përballur me qeverinë në gjykatën kushtetuese

 

BLEDI DERVISHI

KESHILLTAR I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

 

“Besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”

 

 

BUDINA

“Sistemi i drejtësisë i çdo vendi e ruan moralin. Por jo gjithmonë ligji përshtatet me moralin. Në rastin e teatrit, është e qartë se morali dhe ligji janë bashkë, pasi është një aferë korruptive. Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë se me teatrin kombëtar ngrihet demokracia në këtë vend.”

 

Në këtë seancë presidenca kërkoi më shumë kohë për të parë materialet  si dhe prova të reja që kanë të bëjnë me dokumenta që nisin nga periudha e mbretit zog kur teatri u ndërtua, deri tek vendimet për prishjen e godinës.

 

Gjithashtu këshilltari i kreut të shtetit dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit kërkuan thirrjen e dëshmitarëve nga kryeministri Edi Rama tek kryebashkiakun Erion Veliaj.

 

Gjyqtarët pranuan kërkesën për prova të reja duke shtyrë seancën për teatrin në mesin e muajit qershor, por rrëzuan kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve.

 

Beteja e ilir metes ne gjykaten kushtetuese nisi në korrikun e vitit 2019 kur presidenti kerkoi shpalljen antikushtetues të ligjit për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar,  duke synuar te pengonte prishjen e godines, por mungesa e gjyqtarëve e bënte të pamundur shqyrtimin e çështjes në atë kohë.

 

Sot godina e teatrit eshte shembur e teatrit eshte vendosur qe nuk do te ndertohet me koncesion por me para publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *