Presidenti i Republikës, Ilir Meta me tone të larta ka komentuar çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në konferencën për shtyp Meta akuzoi mazhorancën se disa individë nga radhët e saj kanë punuar për të vendosur Kreun e Shtetit në situatë provokuese.

 

“Duhet të kemi parasysh se ky proces ka qenë transparent nga presidenti i Republikës. Presidenti nuk e konteston faktin se Parlamenti ka zgjedhur vakancën e dytë.  Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese për presidentin e republikës nga individë të maxhorancës në mënyrë që presidenti të vihet në këtë pozitë ose të bëhej një veprim që do ta anatemohej si shkelje kushtetuese, ose ti bënte një interpretim të marrëzive të tilla, se kështu na do qejfi ne dhe duam të rrëmbejmë edhe Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka dëshirë dhe vullnet dhe ka qenë promotor i zgjidhjes së vakancave, i ka kërkuar me shkrim zyrtarisht KED dhe ka njoftuar kuvendi që të merren masat për të respektuar rregullat, që mos të kemi cenim të Gjykatës Kushtetutës”

 

Për Metën zgjedhja e menjëhershme e dy anëtarëve të Kushtetuesës është përgjegjësi e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *