Një 62 vjecar është arrestuar nga policia e Tropojës pas një sherri me kusheririn e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasaj.

Shtetasi me iniciale Z.A 62 vjec ka debatuar verbalisht me të afërmin e tij me iniciale R.A 57 vjec.

Më pas sherri mes dy kusherinjve është agravuar dhe ka shkuar deri në nxjerrjen e armës dhe kanosje.

Policia mori informacion për këtë ngjarje dhe arrestoi 62 vjecarin por nuk ka gjetur ende armën me të cilën ai kanosi të afërmin e vet.

Mbetet për tu sqaruar arsyeja që ka sjelle sherrin mes dy kusherinjve banorë të të njejtit fshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *