Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Kush ofron armë për Ukrainën dhe çfarë llojesh?

24 Prill 16:00

Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda. Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato.

 

Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Prandaj qeveria ukrainase kërkon me kaq këmbëngulje pajisjen me armë të rënda të forcave të saj ushtarake. Këtu bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës. Ndërkohë gati të gjitha shtetet e NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s. Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime. Një sërë vendesh të NATO-s kanë bërë të ditura, se do të dërgojnë armë të rënda. Për shkak të sekretit ushtarak shumë detaje nuk bëhen publike. Por disa informacione kanë rrjedhur.

 

Çekia

 

Qeveria e Pragës ishte ndër të parat që premtoi furnizime me armë për Ukrainën. Që në janar me marshimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, Çekia ofroi municion luftarak dhe granata tankesh që përshtateshin me sistemet sovjetike të armëve që shumë ish-vende të Traktatit të Varshavës i kanë ende në arsenalet e tyre. Me gjasë, Çekia është vendi i parë që i ka dhënë Ukrainës tanke po nga rezervat sovjetike. Dhe jo vetëm tipin mbrojtës BMP, por edhe tanke luftarake të tipit T-72. Të dyja këto ushtria ukrainase i ka pasur në përdorim.

 

Polonia

 

Edhe Polonia ka kontribuar para luftës për modernizimin e ushtrisë ukrainase dhe ka ofruar sisteme armësh ruse të zhvilluara më tej së bashku me municione. Propozimi i Polonisë në fillim të marsit që të dërgohen avionë ushtaraë të tipit MiG29 u frenua nga partnerët e tjerë të NATO-s. Në fillim të prillit Varshava solli një propozim tjetër, stacionimin e armëve atomike në vend. Tani ky vend ka premtuar edhe armë të rënda, por nuk jep detaje për këtë.

 

Sllovenia

 

Edhe ky vend është i gatshëm të japë tanke nga rezervat sovjetike. Si kompensim Gjermania ka ofruar tanke mbrojtës dhe përgjimi të tipit Marder dhe Luchs. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, Sllovenia kërkon modele moderne pasuese, Puma dhe Boxer si edhe zëvendësimin e tankeve luftarake me tankun gjerman Leopard 2.

 

Turqia

 

Turqia i ka shitur Ukrainës në vitet e kaluara të paktën 20 avionë luftarakë dhe përgjues të tipit Bayraktar TB2. Këto furnizime nuk janë të lidhura me sulmin rus, sepse janë ofruar më parë, por realisht ato janë armët e vetme sulmuese të ofruar nga vende të NATO-s, të cilat Ukraina i ka vënë në përdorim.

 

Gjermania

 

Qeveria gjermane nuk do të dërgojë armë të rënda në Ukrainë. Në vend të kësaj ajo i ofron Kievit tanke mbrojtës, granata, drone, pajisje mbrojtëse dhe municion nga rezervat e industrisë. Në ofertë si arma më e rëndë janë 12 granatahedhëse të kalibrit 120 mm deri në një distancë 7.5 km.

 

Shtete të tjera të NATO-s

 

Ndërkohë që Italia dhe Franca gati nuk bëjnë aspak publike furnizime me armë për Ukrainën, vende të tjera të NATO-s ka bërë të ditura zyrtarisht dërgimin e armëve të rënda, mes tyre Belgjika, Norvegjia, Kanadaja. Më konkretisht është shprehur kryeministri, Boris Johnson, që përmendi dërgimin e raketave që mund të sulmojnë në det, dhe kryeministri holandez, Mark Rutte që bëri fjalë për dërgimin e tankeve.

 

SHBA

 

Deri më tani SHBA ka dhënë kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase. Rreth 2,5 miliardë dollarë ka miratuar Uashingtoni që nga fillimi i luftës. Kështu ushtria ukrainase me raketat antitank, Javelin  ka shkatërruar një sërë tankesh rusë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur dërgimin sa më shpejt të 18 pajisjeve të artilerisë së rëndë me 40.000 pjesë municioni, 300 automjete të blinduara, 11 helikopterë transportues MI-17 si edhe armë të tjera. Një pjesë e furnizimeve ushtarake ka mbërritur ndërkohë. Presidentin Biden ka premtuar ndihma të tjera.

 

Bashkimi Europian

 

BE ka miratuar që nga fillimi i luftës 1,5 miliardë euro të ashtuquajturat opcionet e paqes, nga të cilat shtetet anëtare mund të blejnë për Ukrainën “pajisje mbrojtëse, paketa të ndihmës së parë, karburante, si dhe pajisje ushtarake dhe platforma me të cilat për qëllime mbrojtëse mund të përdoret dhunë vdekjeprurëse”. Por me këto fonde nuk lejohet të financohen armë të rënda, siç duan tani shumë vende të NATO-s.

 

Deri tani jo furnizime me avionë luftarakë

 

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri të ditur këtë javë, se Ukraina ka marrë edhe avionë luftarakë të tipit MiG- 29 nga ish-vende të paktit të Varshavës. Këtë pohim Kirby e ka tërhequr ndërkohë. Kanë qenë vetëm pjesë këmbimi, me të cilat avionët mund të rivihen në punë. Në të njëjtën kohë vazhdon debati, nëse armë të tilla MiG-29 do duhet të furnizohen nga Polonia, Bullgaria apo Rumania. Pilotët ukrainas e njohin këtë tip avioni dhe mund ta përdorin atë, ndryshe nga avionët perëndimorë, ku kanë nevojë për trajnim të veçantë./ DW

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
armë Lufta Ukrainën

Nga e njëjta kategori

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

më shumë...

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Omanit

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Oman...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.