Kryeministri Albin Kurti këmbëngul se iniciativa “Ballkani i Hapur” është e pavlefshme për aq kohë se sa Serbia  është e mbyllur ndaj Kosovës.

 

Në një interviste per mediat vendase, kreu i qeverisë sqaroi  se Beogradi duhet të heqë barrierat ndaj Prishtinës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

“Serbia nuk i pranon as diplomat, as dokumentet, as vulat e as certifikatat tona. Nuk ka “Open Ballkan” me Serbi të mbyllur për Kosovën. Le të hapet njëherë Serbia për Kosovën, duke hequr barrierat që na i vendos, dhe mandej mund të mendohet se Ballkani i Hapur do të bëhet “

 

Kurti  komentoi edhe përkrahjen e kësaj nisme nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, duke theksuar se Uashingtoni e ka të qartë qëndrimin e Prishtinës.

 

“Ata nuk dalin kundër kësaj, por respektojnë edhe qëndrimin e Kosovës që të jetë skeptike ndaj një iniciativë të tillë. Unë nuk ju përkas atyre liderëve politik që besojnë vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit,  nuk është as ndjeshmëri kulturore e as orientim politik i imi me të ashtuquajturën vetëmjaftueshmëri të Ballkanit, të liderëve të cilët duken se po bëhen bashkë me idenë se duhet vazhdimisht të ankohemi ndaj Bashkimit Evropian. Unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian, por pa cinizëm dhe pa hidhërim. “

 

Marrëveshja finale në dialogun Kosovë-Serbi, sipas Kurtit nuk duhet të jetë tjetër vec njohjes reciproke.

 

Kryeministri foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se, edhe pse nuk ka fituar në asnjë komunë pa balotazh, vetevendosje ka arritur të jenë në shumë komuna me kandidatët kryesore për raundin e dyte të 14 nentorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *