Subscribe

Rifillimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit është paraljmëruar se do të ndodhë së shpejti ndërsa pritet që parlamenti në Kosovë të votojë presidentin e vendit. Pas kësaj, qeveria Kurti 2 e ka bërë të qartë se Serbia duhet të japë llogari për krimet e kryera.

Në 22 vjetorin e masakrave, Kryeministri Albin Kurti dhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani bënë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Erdhëm në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël në mënyre që të bëjmë nderim për dëshmorët dhe të pagjeturit, të cilët janë një plagë e hapur për familjarët dhe shoqërinë tonë. Ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë, kur ajo ushtronte terror mbi neve që të na shporrë nga toka jonë që nuk ua ka dashur askujt të keqen. Si qeveri do të angazhohemi si askush tjetër për drejtësi, për familjet e të vrarëve, humbjet që i kemi, për dëshmorët dhe martirët që paguan aq shtrenjtë për lirinë tonë”, tha ai.

 

Edhe Vjosa Osmani u shpreh se gjuha e provokimeve nuk mund të hedhë baltë mbi të vërtetën e dhimbshme dhe se drejtësia duhet vënë në vend.

 

VJOSA OSMANI

KANDIDATE PER PRESIDENTE

“Kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet institucionale që drejtësia të vihet në vend […]do ta ngrisim zërin në çdo takim brenda e jashtë vendit dhe do të kërkojmë nga ajo përgjigje për cdo cështje që ajo po kërkon koncesion”.

 

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit, forcat serbe vranë dhe masakruan 243 persona ndërsa dogjën qindra shtëpi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *