Pneumologu Giuseppe De Donno la të nënkuptohet se trajtimi i pacientëve me koronavirus me plazmën e atyre që janë shëruar po jep rezultate të kënaqshme.

Në një intervistë për mediat italiane, ai deklaroi se kjo është një çëshje shumë serioze dhe se deri tani janë shëruar 48 pacientë me këtë kurë.

Sipas tij, ekspertë nga e gjithë bota kërkojnë të dinë më shumë për të.

“Kurimi me plazmë kundër koronavirusit është një temë serioze që duhet adresuar pa ironi. Me plazmën kemi ndihmuar të shërojmë pacientë që kanë qenë në gjendje shumë serioze. Kemi shpëtuar 48 pacientë. Ka pasur përmirësime klinike, por ne jemi ende duke pritur. Ndërkohë, po na kontaktojnë nga gjithë bota. Ne kemi propozuar një protokoll, ata që shërohen nga koronavirusi bëhen dhurues vullnetarë të gjakut dhe nga gjaku i tyre ne ruajmë plazmën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *