Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Euro 2024/ Kombëtarja, motiv krenarie, tifozët “arma plus” e kuqezinjve

9 Qershor 22:53

Nga Ervin Sina

Numërimi mbrapsht ka nisur, emocionet shtohen, tensioni po e po.  Për Shqiperinë nuk është normalitet të qenit në kompeticione të tilla të mëdha sikurse kampionati europian, ndaj është normale që në prag të debutimit kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund,  çdokush nga ne, miliona shqiptarë anëmbanë botës mbështetës të kombëtares kuqezi, por edhe vetë lojtarët, stafi teknik dhe ai drejtues i federatës të kenë brenda vetes ndjesi gati-gati të çuditshme, shpesh herë të pashpjegueshme në lidhje me atë që mund të na ofrojnë 90-minutat jo vetëm të sfides së parë në grup ndaj Italisë, por të gjitha netët gjermane.

Ka shumë prej nesh që mendojnë se Shqipëria e ka fituar europianin e vet me kualifikimin tashmë në këtë turne. E thonë ndoshta si një lloj justifikimi të parakohshëm për shkak të “grupit të ferrit” ku përfunduam, ama thellë thellë brenda vetes lutemi kaq shumë e shpresojme po kaq shumë që Euro 2024 të mos jetë një shëtitje.

Natyrisht në letër përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë jemi të vegjel, mirëpo eksperienca jonë e parë në 2016 tregoi se edhe ndaj kundërshtarëve serioze e me më shumë tradite, me më shumë emra, cilësi e talent, nëse jep shpirtin në fushën e lojës, e duke pasur patjetër edhe pak fat, mund të arrish atë që është e vështirë për t’u menduar sot.

Dy miqësoret e fundit fituar ndaj Azerbajxhanit dhe Lihtenshteinit nuk janë pika nga ku duhet të nisemi, absolutisht jo…Ndoshta as miqësoret e marsit, edhe pse sfida në Suedi kishte krejt tjetër pamje nga ajo ndaj Kilit.

Shqipëria duhet të riniset nga entuziazmi i eliminatoreve, aty ku Sylvinho i mori më të mirën lojtarëve duke formuar një grup kompakt i cili na kulifikoi për herë të dytë në këtë turne.  Pa dashur ti mëshojmë problematikave në ekip, sikuse janë minutat e pakta në këmbë për një pjesë të titullarëve me klubet e tyre, apo formën jo më të mirë fizike të elementit kyç të kualifikuese sikurse Jasir Asani, është më mirë të shohim anët pozitive.

Një prej tyre janë tifozët tanë, ata të cilët i kanë dhënë ekipit një shtytje të fortë, në strofullën kuqezi në Tiranë po e po, por edhe në transfertë ku kanë qenë në numër të konsiderueshëm. Mendoni vetëm se si ishte atmosfera rreth kombëtares në Francë në 2016. Mendoni si do të jetë në Gjermani, vend i cili bashkë më shtete të tjerë perendimore ku jetojnë e punojnë qindra e mijëra bashkëatdhetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Kombëtarja është padiskutim një motiv krenarie, një element i fortë përbashkëues i kombit tonë, dhe nuk ka kohë e vend më ideal sesa një feste e tille futbollistike, një turne kaq të madh si europiani, për të reflektuar me pozitivitet identitetin tonë kombëtar në të gjitha dimensionet e veta, brenda dhe jashtë fushës së lojës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
euro 2024 Kombëtarja Shqiptare

Nga e njëjta kategori

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e monopatinës

më shumë...

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Situata më e vështirë në Dibër, ndërhyrje me helikopterë

më shumë...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë një 20-vjeçar! Të plagosurit nisen drejt Traumës me helikopter

më shumë...

Makina bie në greminë në Kurbnesh të Mirditës, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.