Aksioni i Policisë së Kurbinit ka prangosur 3 persona këtë të premte. Ata kanë rënë në pranga pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

“Gjatë  kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë  duke i kundërshtuar  me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera  që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”

 

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e arrstuar janë E. L. (V)., 25 vjeç,  P. (E). M., 40 vjeç, N. P., 29 vjeç, të tre banues në Milot, Kurbin. Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *