E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Emocionohet Bujar Qamili! Çfarë i tha këngëtari Mateus Frroku artistit

Mesazhi i Bes Kallakut nuk ishte i vetmi për artistin e madh Bujar Qamili, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Ai është surprizuar nga këngëtari Mateus Frroku me të cilin ka realizuar edhe një duet.

Reklamë

Bujar Qamili: Mateusin e kam pritur në mënyrën më të shkëlqyeshme. Duetin me të e kam bërë me shpirtin më të madh edhe me qejfin më të madh. Suksesi ka qenë i padiskutueshëm.

Mateus Frroku: Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje Bujar. Nëpërmejt kësaj videoje nuk harroj që të jem falenderues sot dhe gjithë jetën time, për një moment shumë të rëndësishëm artistik që  ne të dy kemi pasur. Ti pate mirësinë që të bashkëpunoje me mua, për të më dhënë një ndihmë dhe një forcë shumë të madhe në muzikën shqiptare. Të uroj shëndet dhe shpresoj që sot në emision të kalosh bukur dhe të marrësh surpriza të bukura nga të gjithë njerëzit që janë në jetën tënde./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë