Subscribe

Prej afro 9 muajsh lojërat me dorë nuk kanë marrë dritën jeshile për rifillim e sezonit të ri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ambientet e mbyllura, ku këto sporte zhvillohen janë vatra infeksioni për virusin.

Ky është Majk Vaqarri, basketbollisti i Tiranës që në moshën 14-vjeçare dhe në të njëjtën kohë dhe mjek i përgjithshëm në një nga spitalet private në kryeqytet.

Në një intervistë për Vizion Plus, Vaqarri flet dhe në rolin e mjekut, ku sipas tij sporti ndihmon në parandalimin e infektimit.

 

MAJK VAQARRI

MJEK DHE BASKETBOLLIST

“Duke qënë se jam dhe basketbollist dhe mjek, jam apsolutisht pro për rifillimin e aktiviteteve sportive në vend. Sporti promovon vlera dhe të mabn larg çdo sëmundje. Sa më shumë kohë ikën aq më keq është për sportistët, sa i takon formës së tyre fizike.”

 

26-vjeçari kërkon që të shtohen tamponët për sportistët, në mënyrë që të krijohet një tablo sa më e plotë për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

“Sigurisht kjo do kohë. Ne nuk kemi akoma një takim zyrtar mes Federatës dhe klubeve për përcaktimin e protokolleve dhe masave anticovid. Jo të gjitha skuadrat i kanë kushtet për të praktikuar dhe vënë në zbatim këto masa , prandaj si fillim duhet një takim me çdo klub.”

Basketbollisti bardheblu thotë se skuadra po kalon në vështirësi, pasi vendi i vetëm ku mund të bëhet stërvitja, është fusha e futbollit të Tiranës .

 

SINK. MAJK VAQARRI

“Kjo situatë është shumë e vështirë për ne, sepse me mbylljen e palestrave , të vetemet vende që ne mund të stërvitemi janë Kodrate e Liqenit Artficial dhe fusha e futbollit të Tiranës.  Një stërvirtje sa për të mbajtur trupin në formë, pasi  takimi me topin me koshin janë ende shumë larg.”

 

Lojërat me dorë mbyllën aktivitetin e tyre më datën 8 mars, kur u shfaq dhe rasti i parë me Covid-19, ndërsa Federata vendosi për të mos shpallur asnjë fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *