Kunati i Kostandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA Vangelis Sekellarakis ka deklaruar se kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama dhe Tsipras për të marrë trupin e 35-vjeçarit.

 

Përmes një deklarate për mediat kunati i Kaçifas është shprehur se kanë qenë në prokurorinë e Tiranës dhe janë pyetur së bashku me babain e Konstadinit për rreth tre orë e gjys në lidhje me ngjarjen, ndërsa ato kanë kërkuar që të marrin trupin e tij.

 

Ndër të tjera ai mendon se çështja ka ngecur diku por dhe ai vetë nuk ka një sqarim në lidhje me këtë.

 

“Problemi ështëse çështja ka ngecur për një arsye që nuk e dime, ne kemi vetëm një arsye humane që është marrja e trupit të Konstadinit që ta varrosim, por duket se pengesa nuk na lejon për këtë i drejtohem kryeministrit Edi Rama dhe Tsipras se duke ardhur në Tiranë pash njereëz të mirë, është vend i varfër por me dinjitet, është një vend që duhet dëgjuar. Kërkoj nga të dy të bien në konsensur, se vetëm ato mund të na ndihmojnë. Kur je krenar për flamurin tënd si grek ashtu edhe shqiptar, shqiptar duhet të jenë krenar , për gjuhën, flamurin dhe gjuhën e tyre ashtu edhe grekët.  Dhe pse na quajnë ekstremistë dhe grekët dhe shqiptarët, po jemi ekstremistë, por duam që të vendosim gjuhën tonë, flamurin dhe te bejme kryqin tonë atë që vendosi Kostandinos.”

 

Ai nder te tjera është shprehur se është ekstremist dhe si ai ka he shumë të tjerë, por që kërkon mirëkuptim nga udhëheqësit dhe thekson se shqiptarët janë vëllezërit e tyre dhe për këtë nuk duhet të ketë as kufinj dhe as konflikte.

 

Gjithashtu pritet që për të dhënë dëshminë në Prokurori të edhe ish bashkshortja e 35-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *