Pas një hetimi 4-mujor, Policia e Tiranës ekzekutoi 14 masa sigurie, të caktuara më herët nga Gjykata e Tiranës. Për tetë persona, gjykata kishte vendosur masën “Arrest me burg”.

 

Më konkretisht, në qeli përfunduan Edjon Hoxha, Fatmir Hoxha, Ali Hoxha, Lulzim Hoxha, Qerim Hoxha, Glodjan Hoxha , Pëllumb Hoxha dhe Durim Hoxha.

 

Katër shtetas të tjerë u lanë në arrest shtëpie, ndërsa dy të tjerë kanë detyrimin të paraqiten në Policinë Gjyqësore. Të gjithë shtetasit e mësipërm gjatë vitit 2020 akuzohen se kanë kultivuar kanabis në zona pyjore në malin e Gomenit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *