E diel, 25 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kujtohet Azem Hajdari, mungojnë disa nga figurat e vjetra të PD

Si çdo 12 shtator demokratët nderuan kujtimin e Azem Hajdarit. Rastësia solli që në këtë 19-vjetor të vrasjes së tij, Rudina Hajdarit, e bija e themeluesit të PD-së, të mbajë fjalimin e parë në Kuvend, si ligjvënëse.

 

Reklamë

Njëri pas tjetrit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, risollën në vëmendje luftën e Azem Hajdarit për demokraci. Fatet të së cilës, sipas tyre janë ende të kërcënuara.

 

Reklamë

Por as kryeministri Edi Rama nuk ka munguar të përcjellë mesazhin e tij. “Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk është më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, shkruan Rama në facebook.

 

Në ceremoni u vu re mungesa e disa prej ish-figurave kryesore të PD-së, si Jozefina Topalli apo Astrit Patozi, kundërshtarë të linjës politike të kryetarit Basha.

Më shumë video

Reklamë